Bllokoi foltoren e Kuvendit, përjashtohet nga seanca Korab Lita

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka përjashtuar nga seanca deputetin Korab Lita. Kryeparlamentari e ka përjashtuar deputetin pasi ky i fundit bllokoi foltoren.

“Nuk ka replikë, nëse ke pobleme me fjalën e Murrizit, bëje debatin në grup dhe jo këtu në Kuvend, do përjashtohesh“, iu drejtua Ruçi deputetit, ndërsa ky i fundit nuk biendje për tu larguar.

“Zoti deputet, jeni paralajmëruar dhe sipas rregullores, kaluar dy minuta duke bllokuar foltoren, jeni i përjashtuar nga seanca e Kuvendit”, iu kthye sërish kreu i Kuvendit.

Ndërkaq, pas këtij incidenti Ruçi kërkoi 2 minuta pushim. Pas kësaj seanca nisi normalisht, ndërsa fjalën e mori kreu i grupit socialist Taulant Balla.


Shtuar 14.05.2020 10:41