Berlusconi nostalgjik, flet në prag të derbit: Ja ku isha atë ditë kur Milani fitoi 6-0 ndaj Interit

Ish-Presidenti i Milanit, Silvio Berluconi, ka rrëfyer në një intervistë për “Corriere della Sera” se si e përjetoi triumfin e thellë të Milanit 6-0 ndaj Interit në vitin 2001, shkruan Albeu.com.

“Derbi më i mirë është gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2003. Ne eliminuam Interin në Milano dhe pastaj mundëm Juventusin në finalen e Manchesterit”, tha Silvio Berlusconi.

Ish presidenti i Milanit, i intervistuar nga “Corriere della Sera” tregon si e përjtoi triumfin e 6-0 ndaj Interit në vitin 2001.

“U luajt të premten, në prag të zgjedhjeve politike të 13 majit. Unë isha në Romë i zënë me fushatën përmbyllëse. Ishte një performancë e mirë nga Milani, unë natyrisht isha i lumtur me fitoren.

Në lidhje me dyshimet nese është tifoz i Milanit që në fëmijëri ai tha: “Unë e kam mohuar gjithmonë Interin. Unë u rrita një lojtar i Milanit, me një baba milanez dhe në një familje Milaneze.

Në fund Berlusconi ka simpati dhe për një kampion bote: “Nëse me të vërtetë duhet të tregoj një, zgjedh Marco Van Basten, një simbol i bukurisë së futbollit”. /albeu.com/


Shtuar 7.02.2020 22:22