Berisha reagon pak para protestës së Metës: Diktaturat përmbysen nga sovrani

Pak orë para nisjes së manifestit mbarëkombëtar të thirrur nga presidenti Ilir Meta në mbrojtje të Kushtetutës, vjen një mesazh nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Ky i fundit shkruan se vetëm diktaturat vendosen duke dhunuar ligjet dhe Kushtetutën.

“Diktaturat vendosen duke dhunuar ligje dhe kushtetutat! Ato nuk ikin por vetem permbysen nga sovrani!

Mesimi i pandryshueshem i historise! Sb”, shkruan Berisha në mesazhin e tij të shoqëruar me një video nga momentet më pikante që ka kaluar vendi ynë.


Shtuar 2.03.2020 13:26