Bëri manovër të gabuar, aksidentohet një person në Kavajë

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kavajë. Dy mjete janë përplasur e si pasojë ka mbetur i lënduar një person.

Fatmirësisht,ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihmën mjeksore në spitalin e Kavajës.

Shkak i aksidentit dyshohet se është manovra për shmangien nga njëra prej mjeteve të një grope duke i ngushtuar rrugën mjetit tjetër çka ka shkaktuar përplasjen.

Një prej mjeteve transportonte xhama dhe pas përplasjes ato janë shpërndarë në rrugë duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve deri në bllokimin e saj duke shkaktuar radhë të gjata.


Shtuar 16.01.2020 08:09