“Beiruti po qan, Beiruti po ulërin”: Njerëzit në Liban shpërthejnë kundër qeverisë (FOTO LAJM)

Njerëzit në Beirut kanë shprehur zemërimin ndaj qeverisë për shkak se sipas tyre ajo që ndodhi të martën është një neglizhim total nga ana e autoriteteve.

Presidenti Michel Aoun tha që shpërthimi ishte shkaktuar nga 2.750 ton nitrat amoniumi të ruajtur në mënyrë të pasigurt në një depo. Shumë prej qytetarëve kanë akuzuar autoritetet për korrupsion, neglizhencë dhe keqmenaxhim.

Shpërthimi vrau të paktën 135 njerëz dhe plagosi më shumë se 4000 të tjerë, ndërkohë që qeveria ka vendosur një gjendje të jashtëzakonshme dyjavore, e cila ka filluar që të nesërmen e ngjarjes.

“Beiruti po qan, Beiruti po ulërin, njerëzit janë histerikë dhe njerëzit janë të lodhur”, tha regjisori Jude Chehab për BBC, duke bërë thirrje që njerëzit përgjegjës të përballen me drejtësinë.

Chadia Elmeouchi Noun, një banor i Beirutit, i cili ndodhet aktualisht në spital, tha: “Unë e kam ditur gjatë gjithë kohës që ne jemi të udhëhequr nga njerëz të paaftë, qeveria jokompetente. Por unë po ju them diçka – ajo që ata kanë bërë tani është absolutisht kriminale”.

Të mërkurën, qeveria njoftoi se një numër i zyrtarëve të portit të Bejrutit u vendosën në arrest shtëpiak në pritje të një hetimi mbi shpërthimin. Këshilli i Lartë i Mbrojtjes i vendit këmbënguli nëse ata do të konsiderohen përgjegjës do të përballen me “dënimin maksimal”.

Çfarë e shkaktoi shpërthimin?

Nitrati i amonit – i cili përdoret si një pleh në bujqësi dhe si lëndë plasëse – raportohet të ketë qenë në një depo në portin e Bejrutit për gjashtë vjet pasi ishte shkarkuar nga një anije e ndaluar në 2013.

Kreu i portit të Bejrutit dhe shefi i autoritetit doganor u thanë mediave lokale që ata i kishin shkruar disa herë gjyqësorit duke kërkuar që kimikati të eksportohej ose shitej për të mbajtur postin të sigurt.

Menaxheri i Përgjithshëm i Portit, Hassan Koraytem tha për OTV se ata kishin qenë të vetëdijshëm se materiali ishte i rrezikshëm kur një gjykatë së pari urdhëroi që të ruhej në depo, “por jo në këtë shkallë”.

Masa e arrestit të shtëpisë do të vendoset për të gjithë zyrtarët e portit “të cilët janë marrë me çështjen e ruajtjes së nitratit të amonit, ndërsa po shqyrtohen të gjitha dokumentacionet e nevojshme” që nga qershori 2014, sipas Ministrit të Informacionit Manal Abdel Samad.

Nitrati i amonit arriti në port përmes një anijeje me flamur nga Moldavia, Rhosus, i cili hyri në portin e Bejrutit pasi pësoi probleme teknike gjatë udhëtimit të tij nga Gjeorgjia për në Mozambik, sipas Shiparrested.com, e cila merret me çështje ligjore të lidhura me transportin.

Çfarë po ndodh me operacionet e kërkim shpëthimit?

Forcat e sigurisë kanë rrethuar një zonë të gjerë rreth vendit të shpërthimit, dhe sekipet e shpëtimit kanë kërkuar trupa dhe të mbijetuar nën rrënoja ndërsa anijet kontrolluan ujërat në brigjet rreth portit. Dhjetëra njerëz janë ende të zhdukur.

Ministri i Shëndetit Publik Hamad Hassan tha që sektori i shëndetit në Liban po punon me kapacitet të plotë dhe nuk ka të gjitha pajisjet e nevojshme për të trajtuar të dëmtuarit dhe kujdesin për pacientët në gjendje kritike.

Rreth 300,000 njerëz kanë mbetur të pastrehë nga shpërthimi, tha guvernatori i Beirut, Marëan Aboud.

Ai i tha BBC: “Beirutit i duhen ushqime, Beirutit i duhen rroba, shtëpi, materiale për të rindërtuar shtëpi. Beirutit i duhet një vend për refugjatët, për njerëzit e tij.”

Një numër vendesh kanë ofruar ndihmë humanitare. Tre aeroplanët francezë do të mbërrijnë me 55 persona që do të merren me kërkim shpëtimin, pajisje mjekësore dhe një klinikë të lëvizshme të pajisur për të trajtuar 500 njerëz, dhe Presidenti Emmanuel Macron do të vizitojë të enjten vetë vendin.

BE, Rusia, Tunizia, Turqia, Irani dhe Katari po dërgojnë po ashtu ndihma. Mbretëria e Bashkuar është gjithashtu e gatshme të dërgojë ekspertë mjekësorë dhe ndihmë humanitare, tha Sekretari i Jashtëm Dominic Raab.

Shpërthimi vjen në një kohë të ndjeshme për Libanin. Me infeksionet Covid-19 në rritje, spitalet tashmë po përballen me qindra e mijëra persona të plagosur.

Vendi po kalon gjithashtu krizën më të rëndë ekonomike që nga lufta civile 1975-1990, dhe tensionet ishin tashmë të larta me demonstrime në rrugë kundër qeverisë. Njerëzit duhet të merren me ndërprerjet e përditshme të energjisë, mungesën e ujit të pijshëm të sigurt dhe kujdesin e kufizuar shëndetësor publik.

Libani importon pjesën më të madhe të ushqimit të tij dhe sasi të mëdha të grurit të depozituar në port janë shkatërruar duke shkaktuar frikën e pasigurisë së përhapur të ushqimit. E ardhmja e portit në vetvete është në dyshim për shkak të shkatërrimit të shkaktuar.

Presidenti Aoun njoftoi se qeveria do të lëshojë 100 miliardë lira (66 milion dollarë) fonde të urgjencës, por ndikimi i shpërthimit në ekonomi pritet të jetë afatgjatë.


Shtuar 6.08.2020 08:16