Batuta e qytetarit nga Belshi në Kapshticë: Pimë raki manaferre, s’na kap virusi (VIDEO)

Ditën e sotme në pikat kufitare me Greqinë, në Kapshticë dhe Kakavijë ka pllakosur heshtja.

Sic raportohet nga ABC News qytetarët të pakët në numër të pajisur me testin negativ të covid-19 kanë kaluar qëtësisht drejt vendit fqinj.

Njëri prej tyre shprehet se virusi nuk ekziston, ndërsa shton me batutë se është nga Belshi dhe ka pirë raki manaferre duke krijuar imunitet ndaj virusit.

“Shumë mirë sot. Virus nuk ka, asgjë nuk ka. Ne jemi nga Belshi, pimë raki manaferre. Nuk kemi asgjë jemi xham.

Po ikim të punojmë. Nuk e di që duhet të qëndroj në Karantinë për 7 ditë nuk na kanë thënë gjë.

Tamponin e kemi bërë te spitali amerikan”, shprehen disa nga qytetarët që kanë kaluar drejt Greqisë përmes pikës kufitare të Kapshticës.


Shtuar 17.08.2020 10:52