Basha tregon planin për rimëkëmbjen e biznesit të vogël: Moratorium 1 vjeçar për tatimorët

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, takoi sot nga afër të tjerë pronarë të bizneseve të vogla në Tiranë, ku tha se atyre u mungon ndihma nga qeveria.

“Shikoni si e shpenzon kohën, duke gjurmuar si një hajdut i vogël, si një spiun i vogël dhe për t’u rënë nga mbarpa bizneseve, për t’i intimiduar, për t’i frikësuar, sepse thonë të vërtetën. Këto nuk janë sjelljet e një kryeministri të përgjegjshëm, këto nuk janë sjelljet e një burri shteti. Këto janë sjellje të një regjimi në ikje, të një njeriu të obsesuar pas pushtetit dhe pas pasurisë së tij personale, të një shërbëtori të mjerë të 5 oligarkëve, me të cilët punon dhe për të cilët ka vënë të punojë të gjithë Shqipërinë.”, tha Basha.

Basha prezantoi dhe planin e Pd për të “rimëkëmbur biznesin e vogë”, ku tha se kjo bëhet duke i çliruar ata nga “makthi i tatimorëve”, përmes një moratoriumi 1 vjeçar.

“Shqipëria nuk do të jetë më e 5 oligarkvë, por e të gjithë shqiptarëve. Paratë e buxhetit do të shkojnë për të mbështetur biznesin e vogël jo thjesht me një mbështetje të fuqishme, me një paketë fiskale si ajo që kemi propozuar me 0.5 % të xhiros vjetore, e vetmja taksë, asnjë taksë tjetër lokale e qendrore. Mbi të gjitha, duke i çliruar nga makthi i tatimorëve, duke i futur tatimorët në garnizon, përmes një moratoriumi në vitin tonë të parë të qeverisjes dhe, pas kësaj, asnjë kontakt fizik midis inspektorëve të shtetit dhe biznesit të vogël apo biznesit në tërësi”, theksoi lideri i opozitës.


Shtuar 15.06.2020 10:25