Basha takon diplomatët e huaj, çfarë u diskutua

Mëngjesin e sotëm kreydemokrati Lulzim Basha është takuar me diplomatët e huaj në Tiranë. Në takimkanë marrë pjesë edhe përfaqësues të lartë të Partisë Demokartike, si Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi, Oerd Bylykbashi, Enkelejd Alibeaj, Grida Duma, Jorida Tabaku.

Tema e diskutimit ka qenë pikërisht Reforma Zgjedhore. Gjithashtu është diskutuar dhe për kryebashkiakët socialistë, të cilët janë denoncuar vazhdimisht nga ana e demokratëve.

Një pikë tjetër e takimit, ka qenë dhe diskutimi mbi paketën anti-shpifje. Pas takimit, nuk ka pasur prononcime për mediat por mësohet se mbledhjet do të vazhdojnë.


Shtuar 31.01.2020 09:09