Basha shpreh mbështetjen e tij për 32 deputetët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut

32 deputetë shqiptarë do të jenë tashmë pjesë e kabinetit parlamentar në Maqedoninë e Veriut. Pas kësaj fitore, nuk ka munguar as urimi nga kreu i PD, Lulzim Basha.

Përmes një postimi në Twitter, ai ka uruar deputët edhe në emër të Partisë Demokratike, dhe e ka quajtur një rezultat historik.

Sipas Bashës, zgjedhja e tyre do të kontribuojë në mbrojtjen dhe fuqizimin e të drejtave dhe interesave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

“Në emër të Partisë Demokratike dhe në emrin tim personal, uroj 32 deputetët shqiptarë të dalë nga zgjedhjet e mbajtura në RMV.

E kam përcjellë me entuziazëm këtë rezultat historik, me besimin e plotë se pavarësisht rreshtimit politik të mandateve shqiptare në qeveri apo opozitë, ato do të kontribuojnë në mbrojtjen dhe fuqizimin e të drejtave dhe interesave të shqiptarëve në RMV dhe do të garantojnë e konsolidojnë kursin e qartë të RMV drejt standarteve euroatlantike që janë garancia e vetme dhe e sigurtë për një Ballkan demokratik,në paqe e të zhvilluar”, shkruan Basha.


Shtuar 17.07.2020 16:07