Basha paralajmëron zgjidhje: Taksimi i qeverisë Rama varfëroi shqiptarët

Numri një i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar një video në rrjetin social Tëitter ku thotë se taksimi i qeverisë Rama i ka varfëruar shqiptarët.

Sipas Bashës, në 7 vite, ky taksim uli fuqinë blerëse, rriti çmimet dhe i falimentoi bizneset.

Kreu i PD tregon se me planin ekonomik të PD do të përfitojnë të gjithë të punësuarit si në sektorin privat ashtu edhe në atë publik.

Postimi i Bashës

Me taksën e sheshtë 9% do të përfitojnë TË GJITHË të punësuarit si në sektorin privat ashtu edhe në atë publik, dhe do të rritet fuqia blerëse e shqiptarëve. Më poshtë disa shembuj konkretë të përfitimeve të disa kategorive në sektorin publik nga taksa e sheshtë 9%. /albeu.com/


Shtuar 28.06.2020 08:55