Premtoi largimin e Ramës me çdo kusht, por u ul me të: Basha i nxehur ka një tjetër zotim tani

Lulzim Basha ka qenë në qendër të sulmeve publike nga ish-kolegë të tij të djathtë si edhe rrjetet sociale për shkak se pranoi të negocionte me Ramën edhe pse kishte premtuar të kundërtën.

Me fytyrë të ngrysur, Basha doli sot para mediave duke premtuar sërish se nuk do të kishte asnjë lëshim ndaj Ramës edhe pse kishin pranuar të negocionin.

Madje, për t’i paraprirë kundërshtimeve të mëvonshme si përgjigje ndaj sulmeve të 24 orëve të fundit, Basha tha se kishte ende mosbesues ndaj kësaj marrëveshje dhe se kushdo që mendonte ndryshe gabohej.

“Shporrja e tyre njëherë e mirë është misioni i opozitës së bashkuar. Në procesin e nisur ne shkojmë me objektiva të qarta. Nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë lloj kompromisi. Cdokush qe mendon ndryshe gabohet. Ndaj i bëj thirrje cdokujt që ka dicka për të dhënë të shfrytëzojë dërën e hapur. Pjesa e Këshillit Politik që përfaqson PD e vlerëson kontributin e kujdo, duke përfshirë shoqërinë civile, grupet e interesit etj.

Objektimi ynë i parë do të jetë të vihet në lëvizje menjëherë mekanizmi dhe të goditet cdo përpjekje e hapur apo e nëndheshme për të lënë këto dy muaj që të kalojnë pa asnjë zhvillim. Është emergjencë kombëtare largimi i kësaj qeverie. Nuk do të tolerojmë asnjë vonesë sic është lënë dakord më 15 mars përfundimin e reformës zgjedhore. Ka shumë njerëz që kanë dyshimet e tyre, ka nga ata që nën peshën e halleve dhe problemeve kanë humbur shpresën. Sot ju them se asnjëherë në këto shtatë vite nuk kanë qenë kaq të qarta synimet e opozitës dhe aleatëve tanë, që Shqipëria të mos mungojë në trenin e integrimit. Po ndërsa mund të kemi mendime të ndryshme këto 7 vite po kështu na kanë sjellë përpara dy zgjedhjeve të qarta, të vazhdojmë në këtë rrugë të dështimit total, para një grupi, apo të përdorim gjithë fuqinë e zerave tona për tu dhënë shqiptarëve atë që kërkojnë për 30 vjet”, tha Basha.

Po ashtu kryedemokrati theksoi se ky është vetëm fillimi i kësaj beteje dhe sipas tij do të jetë e fituar vetëm atëherë kur të organizohen zgjedhje të lira dhe të ndershme. Për Bashën objektivi është i qartë, “largimi sa më parë i kësaj qeverie dhe zhvillimi i zgjedhjeve të ndershme”.

“Mos kini asnjë dyshim ky është vetëm fillimi i një beteje. Do jetë e fituar vetëm atëherë kur ne do të kemi një parlament të dalë nga votat e qytetarëve. Për opozitën objektivi është i qartë largimi sa më parë i kësaj qeverie dhe zhvillimi i zgjedhjeve të ndershme. Beteja jonë është që ju qytetarët shqiptarë të vendosni me votën tuaj. Kurrë nuk ka qenë më ulëritëse kërkesa për ndryshim. Ditë për ditë zbulohen kryebashkiakë me rekorde kriminale. Ditë për ditë qytetarët bien viktima të sundimit të krimit. Rruga e vetme për të dalë është të bashkojmë forcat e cdo force politike, akademike, të punësaar për të vendosur këtu në Shqipëri ato standarde që kanë shoqëritë e tjera”, deklaroi Basha. /albeu.com


Shtuar 15.01.2020 13:30