Basha flet për akuzat ndaj Thaçit e Veselit: Asgjë nuk e përdhos UÇK-në

Kryetari i PD Lulzim Basha ka reaguar pas akuzave për krime lufte ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kreut të PDK, Kadri Veseli.

Me anë të një statusi në “Twitter” Basha shprehet se UÇK-ja luftoi për liri përballë një agresori që nuk kurseu asgjë, nga genocidi tek sprastrim etnik kundër popullit te Kosovës.

Kreu i selisë blu shkruan se “ka bindjen se Thaçi e Veseli do të dëshmojnë pafajësinë përpara botës”.

Postimi i plotë

Ushtria Çlirimtare e Kosovës luftoi për liri përballë një agresori që nuk kurseu asgjë, nga genocidi tek sprastrim etnik kundër popullit te Kosovës. Kohë pas kohe shqiptarëve ju desh jo vetëm të luftojnë për ta fituar lirinë por edhe ta mbrojnë atë.

Kam bindjen se Hashim Thaçi, Kadri Veseli e të gjithë bashkëluftëtarët e tyre do ti dëshmojnë sërish botës drejtësinë e kauzës së lirisë.

Asgjë nuk e përdhos dot luftën çlirimtare dhe sakrificën sublime të popullit të Kosovës për liri, pavarësi dhe dinjitet njerëzor.


Shtuar 24.06.2020 19:16