Barcelona bën detyrën ndaj Napolit, Messi me shokë kualifikohen në çerek-finale (VIDEO)

Falë brilancës së Lionel Messi, Barcelona ka arritur të sigurojë kalimin në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Barcelona shënoi fitore 3:1 kundër Napoli në ‘Camp Nou’, për të siguruar kalimin në fazën tjetër të garave, me rezultatin e përgjithshëm 4:2.

Napoli e nisi vrullshëm takimin duke qëlluar shtyllën pas vetëm 90 sekondave me anë të Mertens, megjithatë Barcelona u zgjua shpejtë nga gjumi.

Clement Lenglet shënoi për 1:0 pas vetëm 10 minutave lojë, kur pas harkimit të Rakitic nga këndorja, qëlloi saktë me kokë.

13 minuta më vonë, Lionel Messi me një super aksion individual shënoi për 2:0, duke lehtësuar frymëmarrjen për katalanët.

Argjentinasi gjeti golin edhe në minutën e 30’, por teknologjia VAR e vlerësoi si të parregullt.

Kurse, në fundin e pjesës së parë u shënuan edhe dy golat që vendosën rezultatin final të këtij takimi.

Luis Suarez dhe Lorenzo Insigne të dy u treguan të saktë nga pika e bardhë, për rezultatin final 3:2.

Me këtë fitore, Barcelona vazhdon rrugëtimin në Ligën e Kampionëve, ku tashmë do të ketë punë me të frikshmit nga Bundesliga, Bayern Munich.


Shtuar 8.08.2020 21:03