Mesfushori i Sevillas, Ever Banega, ka shkaktuar skandal vetëm pak ditë para ndeshjes së Ligës së Evropës kundër Romës.
Banega është parë duke festuar pa maskë në një vend me numër në rritje të rasteve me COVID-19, shkruan “Onda Cero”. Nga kamerat Banega është kapur duke vallëzuar në një klub nate në Valencia.
Ky klub nate është lidhur me 12 raste të reja me koronavirus.
Prezenca e Banegas ka shkaktuar bujë, pasi sipas protokollit të sigurisë ai duhej të ishte në Sevilla.
Roma është paraparë të luajë me Sevillan më 6 gusht në Gjermani.
Ndonëse Banega është pajtuar të transferohet te Al-Shabaabi stinorin e ardhshëm, ai është në dispozicion për të luajtur në Ligën e Evropës.
Numri i rasteve me COVID-19 në Spanjë po rritet.
🔺Nueva polémica rodea de nuevo a Ever Banega!!! #Radioestadio
Vídeo publicado en redes sociales donde aparece sin mascarilla en la discoteca Mya, en la que 12 trabajadores han dado positivo por Covid!! pic.twitter.com/JHeZZvriC5
— Radioestadio (@Radioestadio) July 25, 2020