Babë e bir dhunojnë administratorin në Lazarat, e pëson njëri prej tyre

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar shtetasin Rediart Buzheri, banues në fshatin Lazarat, pasi ka dhunuar administatorin e zonës.

Buzheri akuzohet për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës” pasi ky shtetas ishte shpallur në kërkim policor pasi kishte goditur kryetarin e njësisë administrative të Lazaratit.

Ky person ishte shpallur në kërkim së bashku me të atin e tij nga ana e Policisë, pasi kishin goditur administratorin, për shkak të një debati për pastrimin e urës në Lazarat.

Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës” dhe Pushtimi i tokës”.


Shtuar 11.09.2020 07:28