Gjykata e Tiranës ka vendosur lirimin nga burgu të Fredi Alizotit i cili imitoi zërin e Geron Xhafaj, vëllait të ish-ministrit të Brendshëm në dosjen ‘Babalja’.
Gjykata e Tiranës vlerësoi sot se Alizoti ka përfunduar dënimin prej dy vitesh burgim.
Alizoti u dënua me dy vite burg gjatë vendimit të dhënë në 18 dhjetor 2019. Po atë ditë, u shpall fajtor për kallëzim të rremë edhe ish-deputeti i PD Ervin Salianji.
