Babai me kancer vret djalin 13 vjeç për arsyen e rëndë

Një baba ka vrarë djalin e tij vetëm 13 vjeç duke e goditur për vdekje me thikë.

Protagonisti i krimit të ndodhur më 5 shkurt është rusi Oleg Drachev, 40 vjeç i cili është i diagnostikuar me tumor në kokë.

Nga hetimet e policisë u zbulua se shkak për krimin e tmerrshëm u bë fakti se burri mendonte se pas vdekjes së tij, e shoqja nuk do ishte në gjendje që ta rriste djalin e vetme.

Një histori drithëruese e cila vjen nga Moska, ku policia ruse arrestoi të dyshuarin, i cili tentoi të vriste edhe gruan. Por ajo arriti që të shpëtojë duke u mbyllur me çelës në banjë prej nga ky telefonoi policinë.

Prindërit e 13-vjeçarit Ilya dukeshin të lumtur, deri në momentin kur inxhinieri ish-ushtarak Oleg Drachev, u diagnostikua me kancer.

Të afërmit deklaruan se burri e donte të birin dhe se të gjithë kohën e lirë e kalonte me të.

Nëna e Drachev tha për mediat, “As që mund ta imagjinoni se sa e dopnte të birin, por pasi u diagnostikua me kancer, e humbi toruan”.


Shtuar 9.02.2020 07:57