Avokatët e Ylli Ndroqit ankimojnë vendimin e SPAK: Pasuritë janë të ligjshme

Avokatët e presidentit të grupit mediatik “Yldon Media Group”, Ylli Ndroqi, ankimuan sot vendimin e SPAK për sekuestrimin e pronave të biznesmenit.

Mësohet se avokatët deklaruan se pasuritë e biznesmenit janë ngritur me burime të ligjshme dhe sekuestro është ngritur në kundërshim me lijin.

Avokati Alban Qafa tha: “Ne depozituam sot në Gjykatën e Apleti ankimim kundër vendimit të sekuestrimit të pronave të zotit Ylli Ndroqi dhe dy televizioneve. Kemi paraqitur në ankimim të gjitha provat tona që vërtetojnë edhe ligjshmërinë e pasurisë të tij.

Nga ana e shkallës së parë është vendosur një seksuestro në bazë të një indicie ku përmendet një shkresë e Interpolit ku pretendohet se në 2015 Ylli Ndroqi ka qenë i arrestuar në Itali. Është lehtësisht e verifikueshme nga sistemi TIMS që në 2015 nuk ka qenë kurrë i arrestuar në Itali, por ka qenë në SHBA. Ligji nuk ka efekte prapavepruese. Eshte absurde të sekuestrohet një media që kapitalin e blerjes së saj e ka të financuar nga banka te dokumentuar nga banka. Te gjithe pasurite jane te ligjshme ”

Ndër të tjera ata thanë se hetimet që sipas SPAK kanë zgjatur rreth 18 muaj, nuk mund te jete e vertete, ndërkohë që trupa e parë prej 8 prokurorësh të SPAK është betuar në datën 19 dhjetor të vitit 2019 para Presidentit, vetëm 8 muaj më parë.

“Këto hetime janë të paligjshme nga policia e shtetit dhe ngre dyshime për shmangien e qëllimshme të prokurorisë. Rezulton se një pjese e pasurive të vena nën sekuestro nuk janë në pronësi të z Ndroqi. Edhe ato që janë në pronësi të tij janë krejtësisht të krijuara me burime të ligjshme” – nënvizojnë avokatët.


Shtuar 7.08.2020 12:49