Brenda shtëpisë së tre grave Josifi ku ndodhi ngjarja horror (FOTO LAJM)

Poshtë pallatit janë mbledhur sendet e familjes Josifi teksa i gjithë apartamenti i tyre po dezinfektohet dhe pastrohet.

Këto pamje vijnë nga brenda apartamentit, ku në njërën nga dhomat u dergj e vdekur prej më shumë se një vit Anisa Josifi, ndërsa e ëma Zhaneta dhe motra Blerta e lyenin me vaj e uthull.

Jashtë banesës është nxjerrë edhe dysheku i krevatit të Anisës, trupi i së cilës qëndroi i vdekur mbi të 15 muaj.

Albeu.com mëson se nëna e Anisës, Zhaneta Josifi ka ndërruar jetë vetëm një ditë para se policia të ndërhynte në shtëpinë e tyre duke zbuluar ngjarjen horror që tronditi Tiranën.

Nënë e bijë ndërrun jetë teksa kishin vendosur të sakrifikonin duke qëndruar pa ngrënë për ditë me radhë.

“Nëna dhe unë kishin gati 40-45 ditë që nuk ushqeheshim. Pinim vetëm ujë. Edhe atë e merrnin nga çezma dhe e kullonim”, është shprehur Blerta teksa shtoi se i bënin motrës së tyre ato çka lexonin në libër./albeu.com.


Shtuar 6.07.2020 10:12