Arsyeja e mundimshme e Lamela, kishte 2 atlete të ndryshme përballë Chelsea (VIDEO)

Erik Lamela ishte heroi i Tottenhamit në përballjen ndaj Chelseat në Carabao Cup.

The Blues kaluan në epërsi me anë të Timo Wernerit në minutën e 19-të, derisa argjentinasi shënoi golin e barazimit në atë të 83-të.

Lamela pas ndeshjes u pyet se përse kishte dy atlete të ndryshme gjatë takimit në kupë.

“Kam probleme me këmbën time të djathë. Adidas është duke i prodhuar atletet të reja për mua dhe do të arrijnë nesër”.

“Derisa të më arrijnë ato, do të luajë kështu dhe nuk ndihem keq”, ka thënë Lamela.

Kujtojmë se Tottenhami e eliminoi Chelsean nga Carabao Cup me anë të penalltive, duke i shënuar pesë, ndërsa blutë i shënuan katër.


Shtuar 29.09.2020 21:45