Arrestohet për ngacmim seksual presidenti i skuadrës së Ligue One

Presidenti i Angers Said Chabane është arrestuar për ngacmim seksual.

55 vjeçari sipas RMC-së, “i ka prekur gratë në vithe, gjoks e pjesë të tjera intime pa pëlqimin e tyre”.

Klubi i Angers i cili luan në Ligue 1 të Francës, nëpërmjet një komunikate zyrtare shpjegon se “Chabane i hedh poshtë të gjitha akuzat kundër tij dhe do të t’i japë para drejtësisë të gjitha provat që tregojnë të vërtetën dhe ruajnë nderin e tij.Presidenti është i vendosur për të provuar pafajësinë e tij dhe ka shumë besim te hetimet, ndaj po bashkëpunon me hetuesit.”

Chabane tani ndodhet në ndalim, ku duhet t’u japë shpjegime hetuesve për akuzat e ngritura ndaj tij.


Shtuar 5.02.2020 15:14