Arrestohet biznesmeni Saimir Taullau, rival i Aldo Bares

Policia e Maqedonisë ka arrestuar sot shtetasin shqiptar Saimir Taullau.

Në ngarkim të biznesmenit nga Lushnja ka pasur një urdhër ndalimi nga autoritetet zviceriane, për akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Sajmir Taullau njihet si person me precedentë të theksuar kriminale. Ai është dënuar disa herë për vrasje dhe trafikim të lëndëve narkotike, por gjithmonë ka mundur të fitojë lirinë.

Kujtojmë se Taullau ka qenë në hasmëri me bandën e Aldo Bares. Ai dyshohet nga policia se ka gisht në vrasjen e dy të rinjve, një vit më parë, Jurgen Hoxhës dhe Zamir Latifit. Mendohet që Taullau të ketë ndihmuar Laert Haxhiun dhe Orgest Bilbilin për të kryer këtë vrasje.


Shtuar 25.09.2020 10:12