Arrestohet babai e shpallet në kërkim i biri, çfarë u gjet mes pyllit

Policia ka vijuar kontrollin për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike dhe ka arrestuar babë e bir në Shijak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, në vijim të kontrollit të territorit për parandalimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike, arrestuan në flagrancë shtetasin B. M., 58 vjeç, si dhe punohet për kapjen e shtetasit P. M., 29 vjeç (babë e bir), banues në Shijak, Durrës.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Sallmone, Shijak, në një zonë të pyllëzuar, gjetën fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Nga veprimet e para hetimore dhe informacionet e marra në rugë operative dyshohet se babë e bir janë autorë të tentativës për kultivim të bimëve narkotike. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.


Shtuar 25.05.2020 07:33