Arkëtarja rezulton pozitive, mbyllet sporteli i pagesave në OSSHE-në e Përmetit

Sporteli i pagesave të OSSHE-së në Përmet është mbyllur, pasi ka rezultuar pozitive ndaj koronavirusit arkëtarja.

Po në Përmet, një tjetër rast është regjistruar në fshatin Kosinë, dhe është nga kontaktet e rasteve të mëparshme.

Sot ministria e Shëndetësisë njoftoi se ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19 mjeku Hysni Shkjau.

Mjeku Shkjau prej disa ditësh po përballej me COVID19 në spitalin Infektiv dhe gjendja e tij u rëndua si pasojë e vështirësisë në frymëmarrje dhe disa sëmundjeve bashkëshoqëruese.


Shtuar 6.07.2020 07:42