Ardian Ismajli drejt Serie A

Një tjetër shqiptar pritet që sezonin e ri futbollistik – duke llogaritur se gjithçka do t’I rikthehet normalitetit – të transferohet në Serie A.

Një trampolinë e ngjashme me Amir Rrahmanin, që brenda 1 viti e pa veten nga Kroacia në Itali, titullar te Verona dhe së fundmi i shitur te Napoli (skuadra e tij e re nga sezonet në vazhdim).

Po flasim për n, lojtarin e kombëtares së Shqipërisë, i cili pasi ka bërë mjaft mirë me Hajduk Split, ka rënë në sy te klubet e Serie A, që kanë çuar edhe scout.

Pas Atalanta, Bologna dhe Cagliari, Torino duket se e ka seriozisht për mbrojtësin shtatlartë, ende 23 vjeç. Klubi granata është gati të ofrojë 1.5 mln euro për kartonin e tij, por Hajduk e vlerëson dyfish më shumë shqiptarin.

Megjithatë, duke përfshirë bonuse ose përqindje rishitje, marrëveshja mund të mbyllet. Edhe fjala e Mihajlovic do të jetë tepër e rëndësishme në këtë operacion.


Shtuar 29.04.2020 14:37