Ambasadorja amerikane takon Ruçin, çfarë po diskutohet

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ditën e sotme po zhvillon një takim me kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçin në Kryesi pas opinionit të Venecias dhe rekomandimeve për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.

Mësohet se Kim, ka mbështetur opinionin final të Venecias që i dha të drejtë Metës për emërimet në Gjykatën Kushtetuese si dhe dha edhe rekomandimet për vakancat.

Ruçi sot ka një ftesë për t’u takuar me Metën pikërisht për të adresuar rekomadimet. Kim gjithashtu kërkon që Gjykata Kushtetuese të ngrihet brenda 2020 ndërsa palët institucionale të ulen në dialog para se të vendosin për vakancat në mënyrë që mos ketë konflikt siç ndodhi dhjetorin e kaluar.


Shtuar 29.06.2020 08:55