Nuk mundi t’i mbijetonte plagëve, humb jetën një prej të aksidentuarve në Golem

Një aksident i trefishtë ka ndodhur mesditën e sotme në Golem, ku si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën një person.

Sipas policisë, si pasojë e përplasjes është plagosur drejtuesja e një nga makinave te përfshira në aksident dhe një pasagjere.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor tek Rrethi i Golemit në drejtim të Malit të Robit, janë përfshirë në aksident 3 mjete me drejtues shtetasit R.R., J.L., dhe M.D.

Njoftimi
Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 31.08.2020, rreth orës 12:00, në aksin rrugor tek Rrethi i Golemit në drejtim të Malit të Robit, janë përfshirë në aksident 3 mjete me drejtues shtetasit R.R., J.L., dhe M.D. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesja e mjetit M.D., dhe pasagjerja në mjetin e saj, të cilat u dërguan menjeherë në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 31.08.2020 11:26