Një aksident ka ndodhur në aksin Elbasan-Labinot ku tre makina janë përplasur.
Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur tre persona mes tyre dhe një fëmijë.
Të gjithë ata janë dërguar në spitalin e Elbasanit.
Nuk dihet ende gjendja e tyre.
Ndërkohë aksidenti shkaktoi edhe trafik në zonë.