Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në autostradën Lezhë-Shkodër, ku një automjet ka përplasur një motoçikletë.
Aksidenti ka ndodhur në hyrje të fshatit Balldre, e si pasojë drejtuesi i motoçikletës, Preng Doçaj ka mbetur i plagosur rëndë dhe ndodhet ne spitalin Rajonal të Lezhës nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit Ilir Marlecaj, banues në Shëngjin është përplasur me motoçikletën.
Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, teksa bëhet me dije se në këtë zonë është vështirësuar lëvizja e jeteve.