Afrikani që u bë i famshëm flet çfarë fshihet pas video-memes: Lojtari im i preferuar është Messi (VIDEO)

Benjamin Aidoo, një nga katër afrikanët që me një video duke vallëzuar me një arkivol u bë virale ka shprehur admirimin e tij për Lionel Messin, shkruan Albeu.com.

Videoja është bërë një meme veçanërisht e popullarizuar këtë vit, me të 4 në internet.

“Lojtari im i preferuar është Messi, unë e dua atë”, i tha Aidoo “Cadena Ser”. Më pëlqen se si ai luan dhe golat që shënon. Për më tepër, ai nuk është egoist.

Aidoo foli gjithashtu për t’u bërë një sensacion në internet dhe historia që fshihet pas videos.

“Mendimi im është që ne duhet të festojmë vdekjen”, tha ai. Pse? Sepse kur një person largohet nga ne, duhet të kujtojmë se çfarë ata kanë bërë gjatë jetës së tyre. /albeu.com/


Shtuar 14.04.2020 18:26