Prokuroria ka mbyllur hetimet për Abaz Dogën, Klajdi Pocin dhe dy të miturit R.O dhe F.B.
Abaz Doga, ish-roja i Shkollës 8 vjeçare në Babrru, ka abuzuar seksualisht me një vajzë të mitur gjë të cilën edhe e ka filmuar duke e shpërndarë më pas tek të miturit, të cilët me anë të presionin për përhapjen e saj, kanë abuzuar edhe ata me minorenen.
Nëpërmjet kërcënimit, Abaz Doga ka arritur të marrë vajzën e mitur në banesën e tij.
Abaz Doga njihej nga banorët e zonës si person me prirje pedofilie, pasi një veprim të tillë e shfaqte hapur gjatë bisedave që bënte edhe me nxënësit e shkollës. Vajza 15- vjeçare dyshohet se është abuzuar seksualisht për një periudhë 1-vjeçare.
Megjithëse një veprim i tillë është bërë hapur, ku fjalët denigruese ishin shkruar në muret e shkollës, lagjes dhe pallatit ku banon vajza, askush nuk ka reaguar për të parandaluar një abuzim të tillë seksual, por edhe psikologjik.