A ka shqiptarë të lënduar në Turqi nga tërmeti, përgjigjet ambasada

Tërmeti tragjik që tronditi Turqinë i ka marrë jetën deri tani të paktën 22 personave dhe ka plagosur 1000 të tjerë.

Ngjarja e rëndë i ka prekur edhe njëherë shqiptarët të cilët e dinë mirë dhimbjen e tyre, pasi me 26 nëntor 51 persona humbën jetën në një tërmet të rëndë.

Për shkak të afërsisë, shumë njerëz janë merakosur për të afërmit e tyre që janë emigrantë në Turqi, por Ambasada Shqiptare në Turqi mohon të ketë shqiptarë të vdekur.

“Deri tani nuk kemi informacion për shqiptarë të lënduar. Mbajmë kontakt me Ministrinë e Punëve të Jashtme për çdo informacion të ri”, shprehet ambasada, për Neës24. /albeu.com/


Shtuar 25.01.2020 13:26