Një nga idetë që u hodh në lidhje me daljen nga kriza ekonomike që ka shkaktuar në vend COVID-19, ishte rishikimi i pensioneve dhe pagave të punonjësve të administratës.
Erion Braçe, zv.kryeministri i vendit, ka pranuar në A2 se ky propozim nuk ka ardhur nga qeveria dhe se nuk ka asgjë konkrete.
“Nuk jam dakord me propozimin. Nuk ka asnjë iniciativë të qeverisë për të prekur pagat e sektorit publik dhe për të ulur pensionet suplementare”, theksoi Braçe.
“Unë mendoj se buxheti i shtetit ka akoma rezerva në shpenzime, duhet ta administrojë akoma më mirë dhe akoma me më shumë përgjegjësi shpenzimet operative”, shtoi zv/kryeministri. /albeu.com/