5 raste të reja vetëm sot, kthehet sërish në vatër në nxehtë Berati

Berati edhe pse qëndroi disa ditë në paqe është rikthyer si një nga vatrat më të nxehta të koronavirusit në vend.

Së fundmi, raportohet se janë konfirmuar edhe pesë rastet të reja me COVID-19, duke e çuar në 10 numrin e të infektuarve në këtë qytet që duket se nuk do jetë më “zonë e gjelbër”.

Të gjithë personat e infektuar janë raste kontakti, pasi rezultojnë familjarë të punonjëses së bashkisë së Beratit, e cila rezultoi dje pozitive me koronavirus.

Ndërkohë, mes personave pozitivë të konfirmuar sot është edhe një infermiere e Repartit të Kirurgjisë në Spitalin Rajonal të Beratit, ku sot pritet të kryhen rreth 60 testime në të gjithë stafin.


Shtuar 15.05.2020 07:48