5 ditë në intubim, kush është ushtaraku i lartë që humbi betejën me Covid-19

Një 71 vjeccar humbi sot jetën për shkak të Covid-19.

Ai qëndrontë prej më shumë se 5 ditë i intubuar te Sanatoriumi ndërsa mësohet se kishte sëmundje të tjera shoqëruese.

Viktima quhet Capajev File nga Durrësi i cili njihej si një ushtarak i lartë.

Mesditën e sotme dalin të dhënat e rifreskuara të ISHP mbi të prekurit dhe ata që kanë ndërruar jetë nga koronavirusi dhe mbetet për t’u parë nëse do të kategorizohet si viktimë e virusit apo sëmundjeve të tjera shoqëruese siç ka ndodhur me pesë shkodranë gjatë javëve të fundit.


Shtuar 22.04.2020 09:00