35 vjeçari infektohet me koronavirus në Shkodër, shkon në 6 numri i të prekurve

Në Shkodër është rritur numri i personave të infektuar me me koronavirus.

Nje 35 vjeçar nga Vau i Dejes i ardhur nga Italia ka rezultuar pozitiv duke e çuar numrin në 6.

35 vjeçari ka shfaqur probleme pneumonie dhe fillimisht dje ka shkuar ne spitalin e Shkodres.

Pasi ka bere testin me tampon ka rezultuar pozitiv dhe me pas eshte nisur drejt spitalit infektiv ne Tirane. Tashme ka shkuar ne 6 numri i te prekurve ne qarkun Shkoder teksa 3 jane nga Puka, nje nga Vau i Dejes, nje shkodrane qe jeton ne Tirane dhe nje oficer i policise gjyqesore në Shkoder. /albeu.com/


Shtuar 27.03.2020 08:45