Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pas mesnate në Divjakë, ku si pasojë e një aksidenti ka humbur jetën një 29-vjeçar dhe është plagosur një grua shtatzënë.
Mësohet se viktima është shtetasi, Alban Petro, i cili udhëtonte me një motorçikletë ka goditur nga pas një automjet tip Volsëagen.
Automjeti që u godit nga 29-vjeçari po transportonte një grua shtatzënë për në spital. Një patrull policie që ndodhej në vendngjarje ka bërë me shenjë për të ndaluar drejtuesin e mjetit, por pas tij ka qenë drejtuesi i motorçikletës ku po udhëtonte me shpejtësi të lartë.
Tentativat e 29-vjeçarit për të shmangur aksidentin ishin të kota. Është dashur ardhja e dy autoambulanca për të transportuar gruan shtatëzënë dhe drejtuesin e motorçikletes ku ky i fundit humbi jetën pak pas mbërritjes në spital.
Njoftimi
Njoftimi i Policise:
Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, në afërsi të vendit të quajtur “Pushim i Shoferit”, shtetasi A.P., 29 vjeç, banues në Sopëz, Lushnje, duke drejtuar motomjetin e tij, është përplasur me automjetin tip “Volkswagen” që drejtohej nga shtetasi Q.K., 53 vjeç, banues në Sopëz, Lushnje.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi A.P i cili ka ndërruar jetë në Spitalin e Lushnjes.
Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnje drejtuesi i automjetit, shtetasi Q.K dhe po kryhen veprimet proceduriale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Te lidhura
Mes Edi Ramës e Ilir Beqes dhe hallma pas çdo morti
Pasojat e drejtësisë që nuk funksionon
“Nëse mediat do kritikonin Kate do kishin ndërhyrë”- Meghan Markle akuza familjes mbretërore se favorizuan kunatën e saj
Është thelbësore për një sistem të shëndetshëm imunitar, Vitamina D ju ndihmon të luftoni koronavirusin
Shoqërohet në polici reperi i njohur shqiptar “Gold Ag”, ja arsyeja