Ditën e djeshme rrugët u përgjakën nga disa aksidente, por njëri prej tyre qëlloi tragjik për një vajzë të re vetëm 25 vjeç.
Gabriela Meto nga Vlora humbi jetën një ditë më parë në aksidentin e rëndë në Nartë.
Viktima ishte në drejtimin e mjetit tip “Ford” dhe dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit dhe shpejtësisë së lartë, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.
25-vjeçarja humbi jetën në vend, për shkak të plagëve të marra. ndërkohë që sipas policisë, shkak zyrtar i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe.
Ndërkohë makina është përplasur me bordurën e rrugës, e më pas është përmbysur. /albeu.com/