24 raste të reja në 24 orë, si u infektua Mallakastra që rezistoi prej ditësh

Ministria e Shëndetësisë konfirmon se gjatë 24 orëvë të fundit janë konstatuar 24 raste të reja duke e çuar numrin total të të prekurve nga koronavirusi në 518 raste.

6 nga 24 rastet e konfirmuara sot janë mjekë dhe infermierë.

Zonat më të prekura deri më tani janë Tirana, Shkodra, Fieri dhe Durrësi.

Drejtoresha e Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino tha se dje janë testuar 269 persona të dyshuar me COVID-19, mes tyre 53 janë personel shëndetësor.

Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 24 raste pozitive me COVID19, prej të cilëve 6 janë personel shëndetësor.

Nga rastet e reja 12 i përkasin Shkodrës, dhe kemi 3 raste në Tiranë, 3 raste në Kukës, 3 raste në Fier, 1 rast në Korçë, 1 rast në Kavajë, dhe hartës i shtohet Mallakastra me 1 rast.

Deri në këto momente janë testuar 4827 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 518 raste.

Rastet e reja në 24 orët e fundit

-12 raste Shkodra

-3 raste Tirana

-3 raste Kukësi

-3 raste Fieri

-1 rast Kavajë

-1 rast Korçë

-1 rast Mallakastër


Shtuar 16.04.2020 10:58