24 orë nga rifillimi i Superiores, infektohet me covid-19 futbollisti i Bylisit

Koronavirusi prek edhe Superioren. Futbollisti i parë i prekur është një lojtar i skuadrës së Bylisit emri i të cilit nuk bëhet i ditur. Futbollisti është infektuar në Shkodër ku ka qenë ditët e fundit.

“Një futbollist i Bylis rezulton pozitiv me Covid-19. 24 orë para rifillimit te kampionatit dhe ndeshjes Bylis-Tirana, e programuar për t’u luajtur të mërkurën në orën 17:00, një lojtar i klubit nga Mallakastra ka dalë pozitiv.

Nga informacionet paraprake mësohet se lojtari ditët e fundit ka udhëtuar drejt Shkodrës, nga ku mendohet se ka rënë në kontakt me virusin. Hetimi epidemiologjik vijon”, shkruan “Procesi Sportiv”. I vetmi shkodran te Bylisi është Eridon Qardaku, por nuk ka asnjë konfirmim nëse ai është futbollisti i prekur.


Shtuar 2.06.2020 08:07