Rajmonda dhe dy fëmijët e saj, Fatjoni 14-vjeçar dhe Rudina 22 vjeç, e cila këtë shtator do të martohej, humbën jetën ditën e djeshme në shtëpinë e tyre në Bulqizë.
Vetëm Merita, 16-vjeç arriti të shpëtonte nga kjo tragjedi shkaqet e të cilës janë akoma të paqarta.
Për kryefamiljarin Ylber Tola, i cili ishte në Greqi si emigrant ku bënte punë sezonale vajtje-ardhje, telefonata e djeshme nga të afërmit, do të ishte më tragjikja në jetën e tij.
Rudina, e cila do ta kurorëzonte dashurinë e saj me një banor të fshatit fqinj me Ostrenin, mban veshur fustanin e nusërisë, jo për në altar, por fatkeqësisht për në banesën e fundit.
Familja ka hapur dyert e mortit, dhe në orën 15:00 do të përcjelljen për në banesën e fundit dy fëmijët dhe nëna. /albeu.com/