206 raste aktive, si paraqitet situata e të infektuarve në vend

Ka shkuar në 842 numri i të prekurve nga koronavirusi në vendin tonë teksa, teksa 605 qytetarë kanë fituar betejën për jetën.

Ministria njofton se numri i rasteve aktive është 206. Pjesa më e madhe e të prekurve po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë, ndërsa momentalisht në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi”, aktualisht janë të shtruar 38 pacientë dhe vetëm 7 prej tyre janë në terapi intensive.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për qytetarët që të vazhdojnë të respektojnë distancimin fizik dhe të mbajnë higjienën personale, po ashtu bizneset e hapura të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë.


Shtuar 7.05.2020 09:19