20 raste të reja, si u shpërnda sot harta

20 raste të reja me COVID-19 janë zbuluar në vetëm 24 orë.

Kështu në vend gjithësej kemi 1232 persona të infektuar me koronavirus.

Rastet e reja janë në Tiranë, 10 persona, Shkodër 3 persona, Kurjë 3 persona, Durrës 2 persona dhe 2 të tjerë në Tropojë.

Rastet e reja, sipas Ministrisë së Shëndetësisë kanë dalë pas testimit të kryer në personat e dyshuar gjatë 24 orëve të fundit dhe janë kontakte të rasteve të reja në vend.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 187
Krujë 23
Shkodër 17
Kamëz 14
Durrës 10
Mat 9
Lushnje 6
Berat 2
Tropojë 2
Korçë 1
Librazhd 1
Mallakastër 1


Shtuar 6.06.2020 09:12