17 persona humbin jetën nga temperaturat e ulta në Afganistan

Temperaturat deri në -12 gradë u kanë marrë jetën së paku 17 persona në Afganistan.

Afganistani përballet shpesh me temperatura mjaft të ulëta, por ky vit konsiderohet ndër më të ftohtit nga Instituti Meteorologjik. Temperaturat në shumë pjesë të vendit kanë arritur në -12 gradë.

Reshjet e mëdha të borës kanë mbyllur shumë rrugë që nga nata e ndërrimit të viteve, si dhe kanë dëmtuar shumë prona private.


Shtuar 13.01.2020 07:21