11 thesare të fshehura në Luftën e Dytë Botërore, zbulimet nga ditari i oficerit nazist (FOTO LAJM)

Në një ditar nazist të luftës, tregohet për qindra ngarkesa me ari, vepra arti dhe gjësende të vlefshme, që janë fshehur në hapësira të ndryshme të Polonisë.

Sipas shënimeve të Egon Ollenhauer, pretendohet se Adolf Hitleri ka urdhëruar fshehjen e 260 makinave të ngarkuara në 11 lokacione të ndryshme në tokën polake, për t’i mbajtur të sigurta në Ushtria e Kuqe Sovjetike, që vazhdonte të avanconte.

Siç shkruan DailyMail, të dhënat për vendin ku dyshohet se është fshehur janë shkruar në ditar 75 vite më parë nga një oficer Egon Ollenhauer, i cili përshkruan operacionin për të fshehur thesarin e kontrolluar nga kreu i forcave ushtarake, Heinrich Himmler në fund të Luftës së Dytë Botërore.

Ditari jep detaje për njëmbëdhjetë vendndodhjet ku sendet e vlefshme mendohet se gjenden, përfshirë artin, artefaktet fetare dhe depozitat bankare nga Gjermania, Polonia, Franca, Belgjika dhe Rusia.

Ekzistenca e ditarit të luftës doli në dritë në Mars të vitit të kaluar, kur fondacioni “Silesian Bridge” njoftoi se kishte marrë ditarin nga disa partnerë në Gjermani.

Roman Furmaniak, i cili kryeson fondacionin, zbuloi vendndodhjen në Roztoka të një nga njëmbëdhjetë vendet e fshehura të detajuara në ditar. Furmaniak tha se mes dokumenteve që ka marrë nga grupi Quedlinburg është dhe një hartë.


Shtuar 28.05.2020 10:44