Categories: Uncategorized

“100 mijë euro ose do të denoncoj”, Balotelli shantazhohet nga 18-vjeçarja

Futbollistët e famshëm jo pak herë kanë qenë pre e shantazheve nga vajza me të cilat ata kanë pasur një marrëdhënie. Duke qenë se yjet e futbollit në kohët e sotme paguhen me shuma marramëndëse, të tilla janë dhe “gjobat” që i vendosen atyre në mënyrë që ti shpëtojnë prishjes së imazhit.

Megjithatë një pagë e mirë mund të të garantojë edhe një avokat të mirë. Gazeta lokale “Giornale di Vincenzza” ka bërë publik një rast kur sulmuesit italian Mario Balotelli i janë kërkuar 100 mijë euro nga një 18-vjeçare që ajo mos ta padiste në polici për dhunë seksuale.

Të lidhura

None found

Në artikull shkruhet se Balotelli kishte patur një marrëdhënie me vajzën kur ai kishte qenë lojtar i Nicës në Francë. Në atë kohë ajo ka qenë 17-vjeçe, pra minorene por këtë fakt nuk ja ka zbuluar futbollistit duke iu prezantuar më e madhe.

Pikërisht këtë fakt ajo është munduar ta përdorë si shantazh ndaj tij duke e kontaktuar dhe duke i thënë se ka kryer marrëdhënie seksuale me një minorene jashtë dëshirës së saj. Në mënyrë që lajmi të mos dilte dhe mos të bëhej padia ajo ka kërkuar 100 mijë euro. Avokati i saj madje ka kontaktuar gazetën “Chi” për të shitur lajmin.

Por “Super Mario” nuk ka rënë në kurthin e ngritur. Ai ka bërë zgjidhjen e duhur duke kontaktuar këshilltarin e tij ligjor i cili i është drejtuar policisë ku ka bërë kallëzimin për shantazh ndaj 18-vjeçares.

Prokuroria e Vicenca tashmë i ka mbyllur hetimet për këtë çështje.

të fundit

Armando Brojës mund t’i duhet ta nisë nga e para, te Bërnli janë gati për vendimin drastik

Klubi i Bërnlit, ka mësuar këtë mesjavë fatin e tij pasi me humbjen përballë Mançester Sitit, ka rënë matematikisht nga…

2 minutes ago

Konflikti për hapësirat publike në Korçë/ Zbardhen detaje nga sherri mes dy pronarëve të lokaleve, tre persona mbetën të plagosur

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Pazarin e Vjetër në Korçë, ku një konflikt…

20 minutes ago

Plas sherri mes dy pronarëve te Pazari i Vjetër në Korçë, plagoset një person (VIDEO)

Një sherr ka ndodhur në Pazarin e Vjetër të Korçës, ku një konflikt mes disa personave ka përfunduar me përdorimin…

59 minutes ago

Investimet publike prekin fundin prej dosjeve korruptive, niveli më i ulët në 17 vite në janar-mars

Shpenzimet kapitale nga buxheti i shtetit, ishin vetëm 5,2 miliardë lekë, rreth 53 milionë euro në tremujorin e parë të…

1 hour ago

Shqiptarët ndër vendet me akses më të lartë në internet, të fundit për aftësitë digjitale

Një publikim i fundit i Eurostat, “Digjitalizimi në Europë”, që jep të dhëna mbi aftësitë bazë digjitale të shteteve të…

2 hours ago

Presidenti Trump njofton zgjatjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Libanit me tre javë

Në një postim në platformën Truth Social, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar se armëpushimi mes Izraelit…

2 hours ago