10 transferimet që kanë ndodhur tashmë për sezonin 2020/2021

Ky sezon dhe mbetet ende pezull, shkaku i coronavirusit, por tashmë disa transferime për sezonin e ri janë kompletuar.

Edhe pse lojtarët me klubet e reja ishte paraparë që të bashkohen me 1 korrik, bashkimi mund të ndodh më vonë.

Kjo pasi kampionatet pritet të vazhdohen gjatë verës shkruan Telegrafi.

Marca ka zgjedhur 10 transferimet më të mira që janë bërë deri tani, ku në mesin e tyre është edhe Amir Rrrahmani që ka kaluar te Napoli.

Aty ka emra edhe si Dejan Kulusevski, Hakim ZIyech e Ever Banega.

Ever Banega (Sevilla) te Al Shabab (Arabia Saudite) transferim i lirë

Josep Martinez (Las Palmas) te RB Leipzig për 2.5 milionë euro

Dejan Kulusevski (Parma) te Juventus për 35 milionë euro

Alexander Nübel (Schalke) te Bayern Munich – transferim i lirë

Pedri (Las Palmas) te Barcelona për 6.5 milionë euro

Andrea Petagna (SPAL) te Napoli për 17 milion euro

Amir Rrahmani (Hellas Verona) te Napoli për 14 milionë euro

Francisco Trincao (Braga) te Barcelona për 31 milionë euro

Hakim Ziyech (Ajax) te Chelsea për 40 milionë euros

Pedrinho (Corinthians) te Benfica për 20 milionë euro


Shtuar 16.04.2020 19:54