10 transferimet më të shtrenjta në këtë merkato

Paratë janë prezente në masë në botën e futbollit, por në këtë merkato verore kanë qenë më pak.

Kriza shëndetësore dhe ekonomike i ka rezervuar disi klubet e mëdha.

Është, gjithashtu hera e parë që nga sezoni 2015/2016 që nuk ka pasur transferim mbi 100 milion euro. Për krahasim, atë verë, Kevin De Bruyne u transferua nga Ëolfsburg te Manchetser City për shumën e 76 milionë eurove.

Ndërsa për edicionin 2020/2021, transferimi më i shtrenjtë është ai i Kai Havertz te Chelsea. Mesfushori gjerman u bashkua me “blutë e londrës” për 80 milionë € plusë bonus. Një shumë jo e madhe për Chelsea-n që ka tre lojtarët në listën e 10 blerjeve më të shtrenjta në këtë merkato.

Në vendin e dytë është Arthur Melo, i cili mbërriti te Juventus nga FC Barcelona kundrejt 72 milionë eurove (Melo ishte pjesë e shkëmbimit me Miralem Pjanic që përfundoi te Barça për shumën e 60 milionë eurove).

Podiumin e plotëson një tjetër lojtar i ri në Serie A. I shkëlqyeshëm me Lille sezonin e kaluar, Victor Osimhen bindi Napolin të shpenzonte për të 70 milionë euro. Sulmuesi nigerian është bërë transferimi më i shtrenjtë në historinë e klubit napoletan.

Më poshtë keni listën e 10 blerjeve më të shtrenjta:

1) Kai Havertz – 80 milionë € nga Bayer Leverkusen te Chelsea

2) Arthur Melo – 72 milionë € nga Barcelona te Juventus

3) Victor Osimhen – 70 milionë € nga Lille OSC te Napoli

4) Ruben Dias – 68 milionë € nga Benfica te Manchester City

5) Miralem Pjanic – 60 milionë € nga Juventus te Barcelona

6) Alvaro Morata – 56 milionë € nga Chelsea te Atletico Madrid

7) Timo Werner – 53 milionë € nga Leipzig te Chelsea

8) Ben Chilwell – 50.2 milionë euro nga Leicester në Chelsea

9) Thomas Partey – 50 milionë € nga Atletico Madrid te Arsenal

9) Mauro Icardi – 50 milionë € nga Inter Milan për te Paris Saint-Germain


Shtuar 6.10.2020 16:20