Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar ditën e sotme një fotografi në rrjetin social Facebook, ku duket ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, me një varëse në qafë e cila nuk kushton pak.
“Ndrikulla Lluksore!
10,100,00€ gjerdani!! sb”-shkruan ish lideri i PD-së.
Varësja Vintage Alhambra necklace kushton jo pak, por 10100 dollarë, ndërkohë që në rrjet mund të gjendet edhe më pak, deri në 8700 dollar.
Gjithsesi shifra e frikshme vetëm për një varëse, ngjall dyshime për burimet e të ardhurave të ministres së Ramës. /albeu.com/