1 Maji, Rama: Dita më e vështirë e Shqipërisë demokratike (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama me rastin e 1 Majit, i ka kushtuar një dedikim mjekëve, infermierëve që janë në luftë me pandeminë.

Rama shkruan se ky është 1 Maji më i vështirë i Shqipërisë demokratike.

“Mirëmëngjes në ditën e parë të Majit më të vështirë të Shqipërisë demokratike, në 1 Majin më domethënës të punës së mijëra e mijëra heronjve të heshtur të këtij vendi, falë të cilëve Shqipëria po lufton, reziston, fiton”, shkruan kreu i qeverisë.


Shtuar 1.05.2020 06:11